E diel, 8 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rikthehet energjia elektrike në të gjithë qarkun e Korçës

Furnizimi me energji elektrike në Qarkun e Korçës i është rikthyer normalitetit.

 

Një gjë e tillë është bërë e mundur pas vendosjes së dy transformatorëve të djegur në nënstacionin e Korçës natën e krishtlindjes.

 

Reklamë

Nga kjo natë një pjesë e mirë e fshatrave përfshi dhe Dardhën e Voskopojën si dhe shumë lagje të qyteteve Korçë e Bilisht kishin mbetur pa energji elektrike.

 

Vetëm pasditen e kësaj të mërkure është bërë e mundur rikthimi i energjisë, pasi u vendosën dy transformatorë të rinj në vend të atyre që u dogjën dy ditë më parë në qytetin më të madh në juglindje të vendit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë