E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Rikthehet” dimri në juglindje, dëborë, erë dhe temperatura deri -10 gradë

Mengjesi I kësaj të shtune I ka gjetur të zbardhura pjesën më të madhe të zonave të Korcës.

Rreshjet e debores kanë nisur rreth ores 04:00.Trashesia ka arritur nga 5-10 cm ndërsa temperaturat gjatë natës arritën deri në  -10 gradë të shoqëruara me erëra të forta deri në mesatare.

Autoritetet lokale thanë se ështe bere pastrimi dhe kriposja e te gjitha akseve kombetare.

Aktualisht aksi i Dardhes, Qafa e Qarrit dhe Voskopoja qarkullohen me zinxhire. Akset e tjera gjithcka sa I takon lëvizjes së mjeteve është normale ashtu sikurse edhe aksi kryesor Qafe Thane –Kapshtice.

Rekomandohet qarkullimi i mjeteve me shpejtesi te ulet në qafat kryesore të qarkut pasi fryn tufan dhe formon efekte akulli.

Vazhdo të lexosh

Reklamë