E hënë, 9 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Rikthehet dialogu Kosovë-Serbi

Rinis në Bruksel dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Ekipet negociatore në nivel ekspertësh te dy vendeve vijojnë takimin e anuluar më 16 janar, pas vrasjes së politikanit serb në Mitrovicën e veriut, Oliver Ivanoviç.

Në takim janë të pranishëm kryenegociatori i Kosovës, Avni Arifi dhe drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç.

Në këtë rund pritet të diskutohet kryesisht për zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel. Kryenegociatori i Kosovës është shprehur më herët se në këtë fazë synohet përmbyllja e dialogut dhe arritja e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë.

Vrasja e Oliver Ivanoviç më16 janar, rriti tensionet mes dy vendeve, por palët konfirmuan se do të vazhdonin dialogun me qëllim integrimin e të dyja vendeve.

Kosova insiston që dialogu Prishtinë – Beograd në Bruksel të përfundojë me njohjen e shtetit me te ri te europes.

Më shumë video

Reklamë