4 vite pritje per te shijuar nje spektakël qe e ka zili e gjithë bota. Pavarësisht se Selltik dhe Rangers janë shume larg njëra tjetrës si kualitetet, njëra prej ndeshjeve derbi me te vjetra te historisë se futbollit dhe padiskutim nder me te zjarrta, ka dhuruar serish emocione te mëdha ne platformën tring. Ne Celtik Park është luajtur derbi nr 402 mes dy ekipeve me të mira në historinë e Skocisë. Gjithçka qe i takon javes se 5 te kampionatit është mbyllur me fitoren e thelle 5 me 1 te kampioneve ne fuqi, por pavarësisht kësaj, rivaliteti dhe emocionet ne fushën e lojës dhe koreografia dhe mbështetja spektakolare e tifozerive ne stadium, por edhe ne të gjithë Gllazgoun, ka qenë vërtet mbresëlënëse. Sa i takon kronikës së lojës duhet thëne që diferencat në organikë lojtarësh i dhanë të drejtë vendasve të Brendan Roxhers për të cilën shënuan tre gola, Dembese dhe të tjerë Armstrong dhe Sinclair, ndërsa golin për miqtë që i çoi shifrat momentale në 2 me1 në fund të pjesës së parë e realizoi Xho Garner. Fitorja e lejon skuadrën e Celtic te mbetet e para ne renditjen e kampionatit me pike te plota. E megjithatë duket se lajmi i së shtunës në kampionatin skocez ka qenë rikthimi i emocioneve më shumë sesa rezultati teknik. Një derbi i luajtur plot 402 here. Më shumë se çdo sfide tjetër derbi në Europe dhe bote. Një rivalet i pakrahasueshëm. I aftë për të mbërthyer miliona shikues në të gjithë europen. Shtresa e mesme kundër borgjezeve. Kristianet kundër protestanteve. 90 minuta te gjithe duke kënduar. Derbi i gllazgout është rikthyer.





