Video · Kronikë
Rikthehet dëbora në zonat malore, s’ka probleme për qarkullimin e mjeteve
Në këto ditë të para të vitit 2022 janë rikthyer reshjet e borës në verilindje të vendit.
Edhe pse temperaturat kanë qenë të lartë në Peshkopi, trashësia e dëborës shkoi deri në 3 centimetra. Ndërsa në zonat malore mbi 10 centimetra.
Sa i takon qarkullimit të mjeteve, të gjitha akset nacionale janë të kalueshme dhe nuk parqesin rrezik.
Nga ana tjetër furrnizimi me energji elektrike vijon normalisht dhe nuk janë raportuar defekte as në zonat e thella.
Reklamë
Reshje dëbore u shënuan dhe në qarkun e Kukësit, ku sipas autoriteteve situata paraqitet normale.
Më shumë video
Reklamë




