Subscribe

Pranvera duket se nuk ka ardhur ende në disa zona të juglindjes së vendit. Gjatë orëve të fundit, ka pasur reshje dëbore në zonat e thella malore të juglindjes.

 

Reshjet e dëborës, por edhe ato të shiut, kanë qenë prezente edhe në fshatrat turistikë të Voskopojës e Dardhës, por nuk ka patur probleme me lëvizjen e automjeteve.

 

Më problematike situate ishte në aksin Boboshticë-Dardhë, aty ku është dashur jo vetëm ndërhyrja e borëpastrueseve, por edhe kriposja e rrugës.

 

Nga ana tjetër, OSHEE ka njoftuar për probleme me furnizimin me energji elektrike në disa prej zonave malore, por grupet e punës kanë bërë të mundur riparimin në kohë të defekteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *