Subscribe

Saranda dhe Gjirokastra janë gati që për një javë të presin filma nga e gjithë bota. Në mungesë të ekranit të madh të kinemasë në këto dy qytete, Edmond Topi për të tretin vit radhazi ofron atë që nuk ka mundur ta bëjë askush këto 25 vitet e fundit. Ashtu sikurse edhe në dy edicionet e shkuara ekrani i madh i artit të shtatë do të grishë jo vetëm banorët e këtyre qyteteve, por edhe turistët që do të vizitojnë Sarandën e Gjirokastrën nga data 18 e këtij muaji. Risi janë këtë vit edhe prurjet për fëmijë. Më shumë se 2000 filma me metrazh të gjatë e të shkurtër do të përcillen përgjatë një jave që do të bëjë bashkë në jug të Shqipërisë kineastë nga 107 vende të botës. Të gjithë produksionet do të jenë të përkthyera në shqip e me titra në anglisht. Në fund të këtij edicioni të tretë nuk do të mungojnë as çmimet për më të mirët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *