Rikthehen rastet positive ndaj Covid 19 në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetsor në Korçë.

 

Raste që sipas mjekes epidemiologje, Merita Kroi, janë rikthyer më së shumti ditët e fundit. Më të prekurit mbeten personat e pavaksinuar, kryesisht të rinj, teksa ka raste edhe personash të vaksinuar të cilës sipas Kroit e kalojnë shumë herë më lehtë.

 

Nga ana tjetër epidemiologia tha se është ulur ndjeshëm interesi për vaksinimin.

 

Interes ky që sipas Kroit, tek të rinjtë është thuajse zero. Ndërkohë që personat e vetëm që shfaqin interes për të bërë vaksinën janë të moshuarit dhe personat me sëmundje bashkëshoqëruese që kanë marrë edhe vaksinat përforcuese.

 

E njëjta situatë bëjnë me dije burime zyrtare paraqitet edhe në Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetsor të Devollit, Pogradecit dhe Kolonjës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *