Subscribe

Armiku i Popullit është emisioni i radhës që i shtohet panoramës së larmishme të programacionit në këtë sezon të ri në ekranin e Vizion Plus.

 

Emisioni komiko- satirik këtë herë do të vijë të enjteve dhe do t’ju shoqërojë për 1 orë e 20 minuta pa ndryshuar mision: vëzhgimin e fenomeneve, personazhe dhe ngjarjeve pikante dhe paraqitja e tyre përmes humorit të hollë, i moderuar nga Ardit Roshi.

 

ARDIT ROSHI

MODERATOR

“Te gjithë janë te përfshire askush nuk është I përjashtuar dhe ne kemi këtë kënaqësinë e madhe ku te gjithëve do I japim një hapësirë te barabarte. Kështu siç diskutojmë me njeri tjetrin dhe nuk tentojmë ne asnjë moment , por atë qe kemi për te thënë e themi me pak ironi me pak satire me pak cinizëm.”

 

Të ftuarit nuk do të mungojnë. Në këndin e intervistave do të ulen shumë personazhe të veçantë por jo nga bota e politikës.

 

ARDIT ROSHI

MODERATOR

“Do te jete një interviste reale , me njerëz larg politikes , te paktën ne këtë pjesën e intervistës kemi preferuar te ftojmë njerëzit qe kane çfarë te thonë për atë çfarë  bëjnë dhe përfaqësojnë, kryesisht për shoqërinë shqiptare dhe për te gjithë ne.”

 

Por Ardit Roshi në këtë sezon nuk do të jetë vetëm, bashkë me të në moderim do të jenë tre personazhe të rinj emrat e të cilëve do të duhet t’i zbuloni duke nisur nga sonte në mbrëmje në ekranin e Vizion Plus.

 

Asnjë ndodhi dhe fenomen nuk do t’i shpëtojë syrit të “Armikut të Popullit” ndaj mos e humbisni sonte në orën 21:00

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *