E shtunë, 19 Shtator 2026 Film TV deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Rikthehet “Apartamenti 2XL”

Apartamenti më i famshëm në Shqipëri, ka hapur sërish dyert për publikun këtë fundjavë në qendrën tregtare “Kristal”. Sezon i ri që vjen nga kjo e martë edhe në “Vizion Plus” premton surpriza dhe takime plot hare për publikun. Edhe këtë vit, aktorët e këtij apartamenti unik në Shqipëri, sjellin një format televiziv ku protagonistët nuk kanë skenar të parashkruar. E vetmja gjë që ata njohin mirë është pikënisja e historisë dhe gjithçka vjen më pas është improvizim nga ana e tyre. Me një kastë aktoresh të përzgjedhur e me të ftuar të ndryshëm “Apartamenti 2XL” premton një të martë ndryshe, duke filluar që sot në orën 21:00.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video