Subscribe

Rikthehet “Apartamenti 2XL” në Vizion Plus. Pasi kanë pritur në hotelin më të njohur në Shqipëri, personazhe e karaktere të aktualitetit e politikës, aktoret e humorit rikthehen në apartamentin e tyre. Dhe këtë herë me një apartament të dekoruar plot ngjyra. Në takimin ne tyre të parë me publikun këtë 8 mars, aktoret kane vendosur te sjellin një mesazh dhe me të tillë mision do të vijë gjatë gjithë këtij sezoni, “Apartamenti 2XL”. Trupa e aktorëve tani edhe më e zgjeruar është shoqëruar me duartrokitje. Rikthimi në apartament shpeshherë nuk është i thjeshte, e sidomos kur në të shtohen personazhe te tjerë. Albano si një ndër banorët më të vjetër të këtij apartamenti, thotë që sado e vështirë të jetë, është gjithnjë bukur, e sidomos pas impaktit në publik. Gjallëria dhe humori i këtij Apartamenti vjen sot në mbrëmje në Vizion Plus dhe do t’ju shoqërojë në mbrëmjet tuaja çdo të martë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *