E diel, 8 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:40 Në vijim ora 01:40: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rikthehet Ahmadinexhad!

Mediat shtetërore në Iran kanë njoftuar se ish presidenti Mahmud Ahmadinexhad, një konservator i vijës së ashpër, që ka shërbyer në dy mandate, është regjistruar si kandidat për zgjedhjet presidenciale të 19 Majit.

 

Ahmadinejad e ka paraqitur kandidaturën e tij në ditën e dytë të afatit të regjistrimit që zgjat prej 11 deri më 15 prill, bëjnë të ditur mediet më 12 Prill, shkruan Evropa e Lirë.

 

Reklamë

Udhëheqësi suprem Ayatollah Ali Khamenei i tha vitin e kaluar Ahmadinejadit që të mos kandidojë për president.

 

Mediat iraniane njoftuan se edhe bashkëpunëtori i afërt i Ahmadinejadit, Hamid Baghaei, një ish zëvendës president, gjithashtu është regjistruar si kandidat.

 

Kandidatët e ardhshëm do të verifikohen nga Këshilli i Gardianëve, një vijë e ashpër.

 

Ahmadinejad tha javën e kaluar se nuk po planifikonte që të kandidonte dhe se do të mbështeste Baghaein.

 

Baghaei, u mbajt në arrest për disa muaj në vitin 2015 nën akuza të panjohura.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë