Kjo fundjave risolli acarin dhe dëborën në gjithë vendin. Era e fortë ka krijuar ngrica, sidomos në veri dhe juglindje, aty ku ka patur dhe më shumë reshje.

 

Por zona më e goditur nga rërëtat e fuqishme ,ishte qarku i Lezhës. Dy makina të mëdha u përmbysën në rrugën kombëtare duke krijuar edhe bllokim të trafikut.

 

Fatmirësisht nga këto incidente nuk ka patur të lënduar rëndë.

 

Por era e fuqishme ka shkulur pemët si dhe ka dëmtuar linjat elektrike duke lënë pa energji mijëra banorë.

Ndërsa në qytetin e lezhes u demtua catia e nje shtëpie e cila rrezikoi dhe jeten e 8 anetareve te familjes.

 

Nderkohe ne Portin e Shengjinit per shkak te eres se forte eshte penguar dalja e anijeve ne det. Më e qetë duket situata në Portin e Durrësit, ndonëse autoritetet paralajmëruan vonesa të trageteve. Megjithatë Durrësi është zgjuar mëngjesin e kësaj të stune, i zbardhur nga dëbora

 

 

Situata me e vështirë është në juglindje. Qarku i Korçës po përballet sërish me reshjet e dëborës dhe me temperatura që kanë arritur deri në–10 grade. Mjetet borëpastruese kane filluar me patrimin e rrugeve.

 

Policia u ka kërkuar shoferëve të përdorin zinxhirët në një pjesë të rrugës Korçë Dardhë, në Qafën e Qarrit si dhe në aksin Korçë – Voskopojë.

Për shkak të rreshjeve të borës ka pasur edhe probleme me furnizimin me energji elektrike në disa fshatra ne Korces.

 

Autoriteti rrugor shqiptar i ben thirrje qytetareve qe te kene kujdes dhe te respektojne sinjalistiken rrugore.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *