E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rikthehen zjarret në Kaliforni

Kalifornia ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme. Tre vatra të mëdha zjarresh kanë përfshirë vendin, duke detyruar evakuimin e mijëra banorëve. Zjarri ka nisur të enjten në Malibu, por situata është rënduar gjatë kësaj të premteje ndërsa sipërfaqja ne flake është katërfishuar.

 

Autoritetet njoftojnë se ende nuk është e qarte nëse ka apo jo viktima. Të paktën 20 ndërtesa janë shkrumbuar ndërsa 75,000 shtëpi janë nën kërcënimin e flakëve.

 

Reklamë

Zjarrfikësit po luftojnë me flakët por beteja është e vështirë për shkak të erërave te forta.

 

Deri tani zjarri ka shkrumbuar 20 mijë hektarë sipërfaqe toke. 12 persona mes tyre 6 zjarrfikës humbën jetën në zjarrin më të rrezikshëm në histori që ka përfshirë Kaliforninë gjatë muajit gusht të këtij viti, ndërsa 150 banesa u shkrumbuan si pasojë e 30 vatrave masive.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë