Rikthimi i reshjeve në vend ka bërë që autoritetet të pezullojnë lundrimit e peshkarexhave në Vlorë. Sipas njoftimit, gjatë datave 27-28 mars lundrimi i mjeteve të vogla do të pezullohet deri në një vendim të dytë.

 

 

Gjithashtu mjeteve të vogla lundruese që operojnë brenda Gjirit të Vlorës iu është kërkuar që të marrin masa për të shmanguar çdo fatkeqësi.

 

“Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për merrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave  27 – 28 Mars 2023”, thuhet në njoftim.

 

Nga ana tjetër linjat e trageteve do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

 

Situata pritet që t’i rikthehet normalitetit mesditen e 28 Marsit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *