Këtë fundjavë parashikohet ndikim i masave ajrore të paqendrueshme.

 

 

 

Moti do të mbizotërojë me vranësira shtresore të dendura që prej orëve të paradites së të shtunës, gjë e cila do të vijojë edhe të dielën.

 

 

 

Reshjet lokale të shiut do të nisin të shtunën në mbrëmje dhe do të vijojnë gjatë gjithë ditës së diel. Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët, lokalisht deri mesatar në veri. Në relievet malore reshje dëbore.

 

 

 

Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 2 deri 4 ballë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *