Subscribe

E enjtja ka rikthyer reshjet e dendura të borës në qarkun e Kukësit.

 

Trashësia e borës është 7 cm në zonat e ulëta dhe 30 cm në zonat e larta malore. Lartësia e borës në Shishtavec është 20 cm ndërsa në Valbonë 30 cm Mësohet se rrugët nacionale janë të qarkullueshme e pa probleme. Po ashtu edhe Rruga e Kombit është e qarkullueshme në të gjithë gjatësinë e saj. Vështërsi në qarkullimin e mjeteve ka në disa akse të rrugëve rurale në Njësitë Administrative Zapod, Shishtavec, Topojan, Bushtricë, Kalis, Margegaj, Tropoje e Vjetër, Lekbibaj.

 

Nga kontraktorët në këto rrugë po punohet për pastrimin e borës, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.Mbetet e bllokuar Njësia Administrative Arren e bashkise Kukës. Furnizimi me ujë të pijshëm dhe energji elektrike është normal në gjithë Qarkun e Kukësit. Deri në këto momente nuk kemi të raportuar ndonjë problematikë emergjente.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *