Rikthehen reshjet e dëborës në të gjithë juglindjen e vendit. Trashësia e dëborës ka shkuar nga 15 deri në 80 cm në zonat e thella malore.

Në kushte të tilla, raportohen rrugë të bllokuara në pjesën më të madhe të fshatrave të Njësive Administrative të zonave malore. Situata më e rëndë paraqitet sa i përket furnizimit me energji elektrike.

Kryetari i Bashkisë Devoll, Eduard Duro bën me dije se nga nata e djeshme pa energji elektrike ka mbetur qyteti i Bilishtit, si dhe gjithë fshatrat e njësive administrative të kësaj bashkie.

Pa energji janë 35 fshatra të Njësive Administrative Gorë e Moglicë. Probleme me energjinë elektrike kanë pasur edhe fshatrat në Njësitë administrative Vithkuq e Lekas në Bashkinë e Korçës.

Të gjitha akset nacionale kryesore janë të kalueshme, përjashtim bëjnë rrugët e Dardhës, Voskopojës dhe Goricës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *