E premte, 18 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Kronikë

Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje të vendit

Ilustrim · Vizion Plus

Dëbora është rikthyer sërish në juglindje të vendit. Në fshatin Shtyllë, trashësia e dëborës ka shkuar deri në 15 cm, ndërsa rruga nga Vithkuqi në Shtyllë është e kalueshme, pa problem.

Reshjet e orëve të fundit kanë bllokuar edhe njëhere tjetër segmentin Shtyllë-Panarit, pasi trashësia e dëborës ka shkuar deri në 20 cm.

Banorët e fshatit Panarit thanë se gjysma e rrugës drejt Panaritit ka qënë e mbyllur edhe para reshjeve të borës së fundit, kjo pasi mjetet që u morën me hapjen e rrugës dhe ndaluan punën për shkak të trashësisë së madhe të borës në majë të Mashkullores.

Bora ka përfshirë edhe zonat e tjera malore të juglindjes së vendit, por në asnjë zonë nuk raportohen probleme.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh