E hënë, 9 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Rikthehen reshjet e dëborës në disa zona të vendit

I gjithë territori i qarkut Kukës është përfshirë këtë të mërkurë nga reshjet e bores.

Trashësia në qytet, raporton Vizion Plus, ka shkuar deri në 8 centimetra ndërsa në zonat e thella malore mbi 50 centimetra. Problematike paraqitet situata krysisht në zonën e Vlabonës, shishtavecit, qafë-shllakut dhe Qafë Prushit.

Sa i takon segmenteve rrugore nacionale, ato janë të kalueshme normalisht pasi janë pastruar nga firmat kontraktore.

Ndërkohë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në rrugët rruale, pasi ka prezencë akulli.

Nga reshjet e dendura, në njësinë administrative të Bushtricës por dhe në zonat malore të tropojës ka pasur probleme me furnizimin me energji elektrike.

Më shumë video

Reklamë