Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje të vendit, reshje që kanë qënë më të dendura në zonat malore në lartësinë mbi 900 metra.

 

Reshjet më të dendura kanë qënë në Dardhë ku trashësia e dëborës ka shkuar deri në 20 centimetra në Voskopojë dhe Qafë të Qarrit 10 centimetra, ndërsa në fshhatin Shtyllë dhe majë të Mashkullorës në aksin rrugor Shtyllë-Panarit trashësia ka shkuar 30 centimetra.

 

Reshje të dendura ka patur edhe në fshatra të njësive administrative Lekas dhe Voskopojë. Sipash ARRSH sektori Korçë, nuk ka probleme në qarkullim në akset rrugore të fshatrave turistike të Dardhës e Voskopojës. Firmat kontraktore kanë bërë të mundur kriposjen e këtyre akseve gjatë natës, duke i bërë ato të qarkullueshme lehtësisht. Probleme paraqiten në aksin rrugor Vithuq-Shtyllë-Mashkullorë, ku dhe trashësia e borës ka qënë më e madhe.

 

Zyrtarisht nga ana e OSHEE nuk raportohen probleme sa i përket furnizimit me energji elektrike, por burime të siguruara thanë se për shkak te reshjeve dhe erës së fortë ka pasur shkëputje të herëpashershme të energjise elektrike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *