Mbrëmja e kaluar ka rikthyer reshjet e borës në zonat deri në 700 metra mbi nivelin e detit. Reshjet me intensitet të ulët kanë përfshirë edhe Bulqizën, por pa shkaktuar probleme deri tani në bllokim të rrugëve.

 

 

Lartësia e dëborës ka shkuar deri në 5 centimetra por e shoqëruar me erë të fortë dhe temperatura të ulta.

 

 

Në rrugën që lidh lagjen e vjetër të Bulqizës me Qafën e Buallit ka prani të akullit dhe drejtuesve të mjeteve ju kërkohet të tregojnë kujdes.

 

 

Për momentin reshjet janë ndërprerë ndërsa pritet të rinisin në orët në vijim.

 

 

Era e fortë ka rikthyer problemin e ndërprerjes së energjisë elektrike në disa zona të thella, ndërsa po punohet për rikthimin e rrymës tek abonentët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *