E shtunë, 7 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Rikthehen protestat në Maqedoni

Në kryeqytetin maqedonas Shkup, rinisin protestat kundër keqqeverisjes, por edhe për të drejtat e punëtorëve në vend. Një grup tubuesish do të protestojnë paqësisht nga Prokuroria Speciale, duke vijuar drejt Kuvendit dhe selisë së qeverisë. Ndërkohë këtë të hënë pasdite do të dalin në protestë edhe aktivistë të iniciativës qytetare “protestoj” për të kërkuar më shumë të drejta sa i takon respektimit të Kodit të Punës. Prej disa javësh në Maqedoni qytetarët kanë pushtuar rrugët kundër vendimit te presidentit Ivanov për të falur personat nën hetim në të ashtuquajturin “skandal i përgjimeve”.  

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë