Masat e ashpra te qeverise Cipras kane shkaktuar zemërim ne Greqi. Mijëra protestues dolën ne kryeqytetin Athine dhe kërkuan dorëheqjen e ekzekutivit. Te mbledhur ne sheshin Sintagma ata mbanin ne duar parulla ku shkruhej: Dorehiqu dhe kthehu ne shtëpi. Protestat vijnë pasi parlamenti miratoi disa reforma te rëndësishme, si ajo e pensioneve dhe rritja e taksave, te kërkuara nga ndërkombëtaret ne këmbim te nje kësti te ri ndihme per Greqinë. Pasi Eurogrupi te japë dritën jeshile, javën e ardhshme pritet te lëvrohet edhe ndihma prej 7,5 miliard eurosh per Athinën. “Ne jemi mbledhur ne mënyre spontane, pasi jemi te pakënaqur me atë qe duhet te ishte nje qeveri e krahut te majte, por qe ka rezultuar te jete me shume e djathte”, tha një prej protestueseve. Nje tjetër u shpreh se njerëzit po reagojnë pas gënjeshtrave pa fund dhe mashtrimit politik te qeverise. Manifestuesit jane te zhgënjyer, pasi i kane dhëne dy here votat kryeministrit Cipras, por ai nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet dhe ka shkurtuar pensionet. Nënte muaj pasi mori serish pushtetin sondazhet tregojnë se Syriza ka pësuar nje rënie drastike te popullaritetit dhe ne pritje te te tjera masave shtrënguese sipas parashikimeve, protestat do te përshkallëzohen.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *