Rikthehen protestat e dhunshme në SHBA

Ne SHBA jane rikthyer protestat e dhunshme pas dy ngjarjeve te renda, ku policia ka qëlluar per vdekje dy afro-amerikane. Përplasjet mes protestuesve dhe policisë ndodhen ne Charlotte ne Karolinen e Veriut, ku zemërimi i turmave erdhi pas humbjes se jetes se nje 43-vjeçari. Ai eshte qëlluar nga policia, qe pretendon se ishte i armatosur pasi doli nga automjeti i tij, por familjare te viktimës thane se ai nuk kishte pasur arme, por nje libër ne duar. Madje sipas disa informacioneve, personi qe humbi jeten mund te kete qene edhe me aftesi te kufizuara. Ngjarja ndodhi ndërsa policia ishte vene ne ndjekje te nje te kërkuari ne nje kompleks apartamentesh. Demonstruesit qëlluan edhe me gurë forcat e rendit dhe sulmuan automjetet e tyre. 12 police u plagosen. Gjate protestës u përdor edhe gaz lotsjellës, per te shpërndare turmat. Kjo nuk ishte ngjarja e vetme e rende ne SHBA. Keto pamje tregojnë momentin kur nje person me ngjyre u qellua nga policia ne Tulsa te Oklahomas pak dite me pare, ndonëse ai ishte i paarmatosur. Prej muajsh forcat e rendit ne SHBA jane vene ne qender te akuzave per përdorimin e forcës ndaj afro-amerikaneve, ku jane shënuar disa viktima, ngjarje qe kane çuar ne përhapjen e protestave me sloganin “Jeta e njerëzve me ngjyre vlen”.




