Subscribe

Reshjet e dendura të shiut që përfshinë Lezhën gjatë natës kanë krijuar probleme në disa zona. Rrugët e qytetit, blloqet e banimit “11 Janari” dhe rreth 11.2 hektarë toke u përmbyten nga vërshimi i ujit. Në disa zona niveli i ujit arriti në 50 cm, duke shkaktuar probleme për bizneset ndërsa reshjet vështirësuan lëvizjen e automjeteve dhe qytetarëve. Probleme nga reshjet e shiut pati edhe në Njësinë Administrative të Kolshit. Disa banesa në fshatin Gryk Manati u përmbyten, ndërsa shumë rrugë u bllokuan duke paralizuar lëvizjen. Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë në qarkun e Lezhës ranë 72 mm shi, ndërsa në Zadrimë 42 mm. Probleme me përmbytjet ka në Spiten dhe Tresh, ku 50 hektarë rrezikohen nga uji, ndërsa në Kolsh 40 hektarë tokë janë përmbytur. Mësohet se bordi i kullimit po ndërhyn në grykat e kanaleve kullues për të përshpejtuar derdhjen e ujërave në një kohë që të gjithë hidrovoret janë në punë dhe nuk ka probleme me furnizimin me energjinë elektrike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *