E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Rikthehen përmbytjet e Nënshkodrës

Rreth 700 hektarë tokë bujqësore në zonën e Anës së Malit, janë pushtuar nga uji këtë te enjte.  Sipas banorëve shkak është bërë hapja e portave të HEC-it të Fierzës në lumin Drin, pretendime këto te hedhura poshte nga korporata elektroenergjitike, e cila sqaron se shkarkimet e kontrolluara nuk rrezikojnë përmbytje ne zonën e  Nënshkodrës. Uji është afruar edhe pranë banesave  e kjo ka sjelle dëme të konsiderueshme për fermerët e zonës. Ndërkohë situatën e ka inspektuar në terren edhe prefekti i qarkun Paulin Radovani. Ai ka qenë në argjinaturën e Darragjatit, ku si pasojë e dëmtimit rrezikon 80 shtëpi. Rritja e nivelit të Bunës ka sjellë edhe bllokimin e aksit rrugor që lidh fshatin Obot me Muriqanin. Ndërkohe Shtabi i Emergjencave Civile bën me dije se situata nuk është alarmante.

 

 

Më shumë video

Reklamë