E shtunë, 7 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 7 orë më parë
Bota

Rikthehen “jelekverdhët”, protesta në të gjithë Francën

Jelekverdhët bllokuan sërish rrugët e Parisit duke shënuar javën e 19 të protestave kundër qeverisë së presidentit Emmanuel Macron në Francë.

 

Ministria e Brendshme tha se në protestën e kësaj të shtune morën pjesë 8300 demonstrues në gjithë vendin, ndërsa 3100 protestuan vetwm në Paris.

 

Reklamë

Marshimi nisi në mesditë ndërsa mijëra protestues bllokuan rrugët në sheshin Champs-Elysees.

 

Ndryshe nga herët e kaluara, protesta e kësaj të shtunë u mbajt nën masa të rrepta sigurie.

 

Masat e marra vijnë vetëm 1 javë pas protestave të dhunshme në Champs-Elysees, ku demonstruesit plaçkitën dhjetra dyqane e restorante. Qeveria e presidentit Macron reagoi ashpër, e madje kësaj here, ka vënë në dispozicion edhe forcat e ushtrisë, me qëllim mbrojtjen e ndërtesave zyrtare dhe atyre të rëndësisë së veçantë.

 

Ndërsa 6 mijë antarë të forcave të policisë ishin në gjendje gatishmërie nga në një perimetër nga Pallatin Élysée deri në Asamblenë Kombëtare.

 

Protestat e jelekverdhëve nisën në muajin nëntor të vitit të kaluar e duket se do të vazhdojnë pavarësisht se pjesëmarrja e protestuesve ka shënuar rënie, pasi kërkesat sipas tyre drejtuar qeverisë Macron nuk janë përmbushur.

Vazhdo të lexosh

Reklamë