E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Rikthehen hijet Serbi-Shqipëri, dron edhe në ndeshjen e Europa League

Një incident I ngjashëm me atë të ndeshjes Serbi-Shqipëri është regjistruar këtë të enjte në ndeshjen e Europa League mes Dudelange dhe Qarabag.

 

Incident që ka detyruar arbitrin të ndërpresë takimin, pasi pa mbaruar pjesa e parë një dron me flamurin e Armenisë hyri në fushë.

 

Reklamë

Tifozët e Qarabag tentuan të hynë në fushë me qëllim largimin e dronit.

 

Droni me flamurin armen ka pasur si qëllim që të tregonte problemet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për çështjet territorial mbi sovranitetin e Qarabag, për të cilin është zhvilluar edhe një luftë në vitin 1994.

 

Pas disa minutash ndërprerje, zyrtarët e ndeshjes vendosën që ajo të rifillojë sërish

Vazhdo të lexosh

Reklamë