Kryeministri Edi Rama njofton se hapja e aktivitetit të autoshkollave do të bëhet me dy faza.

Në një postim në “Facebook”, kreu i qeverisë tha akiviteti i subjekteve private që regjistrojnë dhe përgatisin aplikantë për leje drejtimi, rritje kategorish, teori e praktikë, do të kalojë në dy faza: 11 dhe 18 maj.

Në 11 maj do të fillojnë regjistrimet e reja dhe do të rihapet aktiviteti ekonomik për kursantët e rinj, si dhe duhet të zbatohet distanca mbi 1.5 m dhe të ruhet higjiena.

Sakaq, nga data 18 maji do të nisë instruksioni në rrugë, jo mbi një praktikant në kabinë, veç kur janë familjar, ndërsa do të jenë të pajisur me maska, doreza, matje dhe dezinfektantë.

“DPSHTRR dhe Task Forca e Transportit Rrugor monitorojnë hap pas hapi zbatimin e protokolleve të posaçme të sektorit të kualifikimeve për leje drejtimi.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *