Uefa Champions League rikthehet këtë mesjave ne Tring dhe Vizion Plus takimet e para të fazës  çerekfinale. E marta dhe e mërkura do të jenë mbrëmje spektakolare, pasi në këtë fazë do të kemi edhe përplasje nga më të mëdha te futbollit të klubeve në Europe si Juventus-Barcelona dhe Bayern- Real Madrid. Të martën në mbrëmje të parët që do të përplasen në Juventus Stedium do të jenë finalistet e sezonit 2014-2015, bardhezinjte e Alegrit dhe katalanasit e Luis Enrikes. Italianet që dominojnë prej vitesh futbollin Italian shpresojnë që ky të jetë viti i duhur për të fituar edhe në europë, megjithëse rruga deri në Kardif është tmerrësisht e vështirë, duke nisur që nga dueli me Barcelonën. Bardhezinjte vijnë pas një fitore te qetë në kampionat kundër Kievos dhe për më tepër Alegri është entuziast, sepse të gjithë lojtarët i ka në dispozicion dhe në forme të mirë. I vetmi që kishte problem është Madzukic, por stafi i Juventusit bëri të ditur se kroati është rikuperuar dhe do të jetë në mbështetje të Higuain, së bashku me Dybalen dhe Kuadradon. Tek italianet nuk mendojnë farë për hakmarrje pas humbjes 3 me1 në finale e 2015, por thjesht e shohin si kundërshtar të radhës në champions. Ndërkohe tek Barcelona problemet të paktën ne letër janë më të mëdha. Buskets është një mungese e madhe për Luis Enriken dhe alternative më konkrete e tij për ta zëvendësuar është spostimi i Mascheranos në mesfushë. Rafinja, Vidal, dhe Arda Turan janë të dëmtuar ndërsa shpresat më të mëdha janë tek treshja e mrekullive në sulm, Messi-Suarez dhe Nejmar. 42 mije biletat në Torino janë shitur me kohe për këtë sfide e cila pritet të ketë shikueshmëri maksimale edhe në Shqipëri gjatë transmetimit të martën në orën 20 e 45 në Tring Sport 1 HD.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *