Edhe pse një miqësore pa rendësi, për me tepër ne një zhgënjim total ne fushën e Ligës se Kombeve, Shqipëria e futbollit e mbylli me një fitore vitin 2018.

 

Ne Elbasan Arena kuqezinjtë e Panucit munden Uellsin e Rajan Gigs dhe Gareth Bale e Aron Ramsey një pjese loje, ne shifrat 1-0.

 

Një rezultat qe me shume është e rëndësishme për rikthimin e besimit ne skuadër pas katastrofave te njëpasnjëshme si ne rastin e Skocisë.

 

Me ndryshime ne skeme tashme jo tërësisht sulmuese, dhe si gjithmonë një tjetër formacion ne fushe me besimin tek te vjetrit te gërshetuar me elemente te rinj, shpesh here edhe ne vështirësi, kombëtarja shqiptare ja doli te gjente rrjetën ne minutën e 59 pas penellatise se marre nga Taulant Xhaka dhe e kthyer ne gol nga Bekim Balaj.

 

Fale këtyre dy lojtareve me te mirët ne fushe se bashku me portierin Berisha, djemtë e Panucit arritën te administronin deri ne fund rezultatin duke marre me ne fund një fitore shume e rëndësishme edhe për vete trajnerin italian.

 

“Duhej një reagim pas zhgënjimit dhe djemtë ja kane dale ta bëjnë. Por mos kujtoni se nuk kemi probleme, kemi akoma shume probleme. Unë nuk jap kurrë dorëheqjen, se më pëlqen të luftoj edhe kur barka po tronditet. Në këtë moment barka është në det të trazuar. Ishte më shumë, tani më pak. Gjithmonë në lëvizje në Shqipëri”

 

Ne dy dhjetor ne Dublin kombëtarja kuqezi do te njohe nga shorti i UEFA-s , kundërshtarët për fazën eliminatore te Europianit 2020.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *