Subscribe

Shume shpejt nxënësit e Shkollës së Kuqe do të zhvillojnë mësim në kushte më të mira. Teksa inspektoi nisjen e punimeve, Erion Veliaj, tha se bashkia po i kushton një kujdes te veçantë arsimimit dhe jetës kulturore të kryeqytetit.

 

“Por, nuk mjafton vetëm infrastruktura. Na duhet të investojmë fort edhe në kulturë, në qytetarët e rinj të Tiranës. Këtu kemi 1 mijë nxënës të shkëlqyer, është një ndër shkollat më të mira në Tiranë, nga ku dalin shumë nxënës ekselencë, ndaj mezi pres që ta mbarojmë investimin që po bëjmë këtu me palestrat, nyjet sanitare, tualetet, e të kemi një ambient shumë herë më komod, duke qenë se shkolla po akomodon dy grupe nxënësish, edhe nxënësit e shkollës “Hoxha Tahsin”, të cilën po e rindërtojmë nga e para”.

 

kryetari i bashkisë u ndal edhe tek investimet ne zonën e Pazarit të Ri që pritet të hapet në Ditën e Verës.

 

“Aktualisht po punojmë në Pazarin e Ri, i cili është zemra ekonomike e Tiranës dhe e traditës, por edhe një vlerë e shtuar për të gjitha investimet dhe pronat aty. Jemi në sprint, që ky vit të na gjejë me një “Shkollë të Kuqe” të rikonstruktuar dhe me shkollën “Hoxha Tahsin” krejt të re, ndërsa në mes të marsit do të hapim Pazarin e Ri, që është pulsi ekonomik i qytetit”. “Më vjen mirë që edhe me vendimet politike që kemi marrë për njësinë nr. 8, për të hequr statuset bllokuese, që njerëzit ta zhvillonin zonën, të rindërtonin shtëpitë e tyre, që të përfitonin nga bumi ekonomik që po përfiton gjithë Tirana, besoj janë të drejta.”

 

Projekti i rikonstruksionit parashikon ndërhyrje te plote, qe përfshin edhe hidroizolimin, pajisjet hidrosanitare, riparimin e dyerve dhe dritareve, si dhe sistemin e ri elektrik.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *