Subscribe

Nga ky vit nxënësit e shkollës “Dora D`istria nuk do te mësojnë me turne. Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin dhe zgjerimin e shkollës, duke shtuar  12 klasa dhe mjedise te tjera.

 

 “Në kohën time shkolla ka qenë me turne, pra i bie në mesin e viteve ‘90. Më vjen mirë që, pas 20 e ca vitesh, shkolla shpëton nga mësimi me dy turne dhe fjala dy turne nuk do jetë më në fjalorin e ish-shkollës “20 Vjetori”, sot “Dora D’istria”. Kemi shtuar 12 klasa, pra është shtuar një krah i plotë i shkollës, është rikuperuar një pjesë e degraduar për aktivitete terreni sportive, është riparuar palestra, kemi futur sistemin e ngrohjes me një dhomë teknike dhe pajisjet për sigurinë e nevojshme”

 

Rikonstruksioni dhe ndërtimi i shkollave te reja do eliminojë mesmin me turne si dhe po ulin mbingarkesat ne klasa. Kryetari i bashkisë u beri apel prindërve te zgjedhin per fëmijët e tyre shkollat me te afërta me shtëpinë.

 

“Një shkollë e mirë është si fillim një shkollë afër shtëpisë. Dëshira për t’i çuar në cepa të ndryshëm të qytetit, për një shkollë më të mirë publike, është e pajustifikuar me fakte. Sot, faktet po flasin se shkollat që po marrin dhjeta, që po fitojnë olimpiada, që po fitojnë konkurse të ndryshme, janë në fakt shkollat ku shumica e nxënësve vjen nga ajo rrethinë dhe shkollat ku numri i klasave është i arsyeshëm, sipas rekomandimit të Ministrisë së Arsimit”

 

Në shkollën “Dora D’Istria” janë shtuar 12 klasa, është instaluar sistemi i ngrohjes, ai i sigurisë si dhe ehte rinovuar palestra dhe terrenet sportive

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *