Rikonstruktohet shkolla “At Zef Pllumi” në Tiranë
Shkolla 9-vjecare e At Zef Pllumit, e cila mban emrin e simbolit të rezistencës kundër komunizmit , është duke u bërë gati për të mikpritur nxënesit për viti e ri shkollor .
Për rastin e 95 Vjetorin e lindjes së At Zef Pllumit nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti, inspektoj punimet dhe mori pjesë ne koncertin të pergatitur nga nxënësit dhe shkollës . Shkolla konsiderohet si pasuri kulturore e njerëzore ne vendin tonë .
ANISA RUSETI
NËNKRYETARJA E BASHKISË SË TIRANËS
“Sot është 95-vjetori i lindjes së At Zef Pllumit, një figurë e shquar e popullit shqiptar për sakrificën e madhe gjatë regjimit komunist, dhe mënyra më e mirë për ta kujtuar është ardhja në këtë shkollë, në një institucion të dijes, e cila është një nga shkollat më të mira të Bashkisë së Tiranës dhe jemi krenarë që mban emrin e At Zef Pllumbit “

Nenkryetarja gjithashtu theksoi që gjatën ketyre muajve të verës janë ndërtuar shkolla të reja dhe janë bërë rikonstruksione e atyre ekzistuese, për të mirëpritur nxënësit ne vitin e ri shkollorë .
“Sikundër gjatë gjithë periudhës së verës, e gjithë Bashkia e Tiranës ka qenë e fokusuar në ndërtimin e shkollave të reja dhe rikonstruksionin e atyre ekzistuese, sot kemi ardhur të bëjmë inspektimin e punimeve që po zhvillohen tek shkolla “At Zef Pllumi”, duke qenë se është një rikonstruksion total i kësaj shkolle, për të mirëpritur të gjithë fëmijët”.
Ndërkohë në mënyrë që të sigurohet mbarëvajtje e mirë e procesit të ri mësimor dhe për të shmangur mbipopullimin në klasa, Ruseti u bëri thirrje prindërve që t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në shkolla afër banesës.





