Subscribe

Të gjithë nxënësit e shkollës 9-vjeçare “1 Maji” në Tiranë, këtë fillim shtatori do të zhvillojnë mësim në ambiente të reja dhe me kushte moderne. Projekti parashikon krijimin e hapësirave sanitare, palestrës, zëvendësimin e dyerve dhe dritareve, rikonstruksionin e sistemit elektrik, të furnizimit me ujë dhe kanalizimet, por edhe të sistemit të ngrohjes dhe rrjetit kundra zjarrit.

“Dua t’i garantoj të gjithë qytetarët që teksa ata përgatiten për të shkuar me pushime, Bashkia e Tiranës do të jetë në punë, po ashtu kontraktorët, DAR-i dhe drejtuesit e njësisë administrative, për t’u siguruar që kur qytetarët të kthehen nga pushimet të gjejnë një shkollë fantastike. Shkolla “1 Maji” do të hapet në 1 shtator për mbi një mijë fëmijë të zonës “Ali Demi” dhe besoj se do të jetë një nga shkollat më të mira në Tiranë. Këtu kemi investuar rreth 400 milionë lekë, çka është një shumë e konsiderueshme për një komunitet, i cili gjatë gjithë këtij viti ka paguar taksat dhe detyrimet ndaj bashkisë. Kjo është mënyra më e mirë se si i themi komunitetit që këto para po ua kthejmë mbrapsht në investime”, tha kryebashkiaku Veliaj. Për Kryetarin i Bashkisë ky vit i parë pune ka patur në fokus të rinjtë.

“Ky ka qenë vit fantastik për Bashkinë e Tiranës. Shumë shpejt mbushim vitin tonë të parë. Në këtë vit e kemi kthyer Tiranën në punë dhe më vjen mirë që pas shkollës “Qemal Stafa”, shkolla “1 Maji” në fakt është shkolla e dytë e cila ka një rikonstruksion total me kushte moderne. Brenda këtij viti do të përfundojmë edhe 23 kopshtet. Shumica prej tyre janë pranë përfundimit dhe nëse viti i parë ishte i çerdheve, viti i dytë i kopshteve, duam që viti i tretë i Bashkisë së Tiranës të jetë viti i shkollave”, theksoi ai. Gjithashtu, ai shtoi se investimet e bashkisë së kryeqytetit në zonën “Ali Demi” do të vijojnë jo vetëm më rikonstruksionin e shkollës, por edhe me zgjerimin e rrugëve”.

Rikonstruksioni i shkollës “1 Maji”, po behet me nje fond prej rreth 45 milionë lekësh.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *