Subscribe

Te rinjtë qe vuajnë dënime ne burgje, kane kontribuar ne ndërtimin e bazës material për kopshtin nr. 17 ne kryeqytet. Ky institucion tashme është rikonstruktuar plotësisht dhe është gati te prese te vegjlit ne shtator.

 

“Falenderoj drejtorin Çuko për kontributin e atyre që vuajnë dënimin, që kanë gjetur një mënyrë se si të rehabilitohen në shoqëri, duke bërë një punë konkrete, duke na ofruar shërbime konkrete përmes aftësive dhe talentit që kanë.Është një mënyrë fantastike se si këtë projekt pilot ta shtrijmë në kohë, në të gjitha kopshtet, shkollat e nevojat e tjera që kemi. Kemi shumë nevoja për mirëmbajtje dhe fare mirë ata që kanë nxjerrë disa mësime nga e kaluara e tyre dhe duan të rehabilitohen në shoqëri, jemi gati jo vetëm të përdorim shërbimet e tyre, por edhe t’i konsiderojmë si staf në të ardhmen, në disa prej këtyre punëve”.

 

Ne kopshtin 17 do te akomodohen gjithsej 120 fëmijë te ndare ne katër grupe.

 

“Më vjen mirë që sot jemi bërë kaq shumë për të lënë një gjurmë në rritjen e 120 fëmijëve në Njësinë 7, me një kopësht totalisht të ri, për të cilin nuk do të mjaftonte as një libër për të treguar të gjitha peripecitë, derisa kemi mbërritur këtu. Shumë njerëz shohin gjëra të bukura dhe s’e kuptojnë që vetëm me shpronësime, kontrata, gjyqe, apelime, sa mund duhet për të mbërritur në këtë produkt. Megjithatë, rëndësi ka fundi dhe çdo peripeci ia ka vlejtur kur produkti është kaq i bukur”.

 

Falë këtij investimi ne kopshte është bërë i mundur instalimi i sistemit të ngrohjes në të gjitha ambientet e tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *