Subscribe

Nga një godinë e degraduar ku nxenesit ishin te detyruar të mësonin mes lagëshitrës, shkolla “Mihal Grameno” në Tiranë është transofmuar plotesisht.Kryeministri Edi Rama, sëbashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pasi panë nga afer ambjentet e rikonstruktuara asistuan edhe në shpërndarjen e teksteve falas.Kryeministri premtoi se brenda 2 vitesh të gjithë nxënësit  ciuklit 9 vjecar do ti përfitojnë librat falas.

 

 “Këtë vit kemi shtuar klasën e pestë. Vitin tjetër do shtojmë të gjashtën dhe të shtatën, pastaj të tetën dhe të nëntën. Në fund, në sezonin 2021-2022 të gjithë librat nga klasa e parë te e nënta do jenë falas, por duhet t’i mbani mirë, se dëgjoj shumë që ankohen, thonë pse nuk kanë të drejtë t’i grisin, pse nuk kanë të drejtë t’i shkarravisin, pse nuk kanë të drejtë t’i humbin, pse nuk kanë të drejtë të bëjnë çfarë të duan, zyshat mund t’ua thonë, libri është shoku më i mirë. Të gjithë të tjerët shkojnë e vijnë libri mbetet.

 

Kryeministri kerkoi qe pervec ambjenteve te shkollave ti kushtohet vemendje edhe fushave te sportit. Ne kete drejtim erjon veliaj premtoi se situata do te ndryshoje shume shpejte.

 

“Tani duhet të bëjmë fushat e sportit mbrapa. Rëndësi ka që iku podrumi se ju ishit si anije, sipër mësim, poshtë ujë.  “Në pamundësi për t’i bërë të dyja, kemi bërë fillimisht shkollën, pastaj faza e dytë do të jenë të gjithë fushat sportive. “Mihal Grameno” neve na rezulton gjithmonë “Top 5”, pra, një nga 5 shkollat më të mira. Mania për t’i çuar të gjithë në ato shkolla që kanë qenë të mira në vitet ’80-të ka filluar të reduktohet.

 

Në shkollën 9-vjeçare “Mihal Grameno” mësojnë 1300 nxënës.shkolla është e pajisur me palestër, laborator fizike, kimie, biologjie dhe informatike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *