Subscribe

Nxënësit e shkollës së mesme “Andon Zako Çajupi” do ta nisin vitin e ri ne ambientet e shkollës se tyre, tashme te rikonstruktuar plotësisht. Ne këtë mënyrë do ti jepet fund mësimit me dy turne ne shkollat partizani dhe Eqrem Çabej.

 

“Qartazi është punuar gjatë gjithë kësaj stine. Edhe pse kishim planifikuar që punimet të zgjasnin një vit, pra nxënësit të hynin në shtator, lajmi i mirë është që ata do ta fillojnë mësimin në 7 janar. Tani shkolla ka ndriçim led, një palestër të re, një krah të ri me tre kate, pothuajse e bërë nga e para, tre terrene sportive, laboratorët e kompjuterëve, tualete, dhe gjithë sistemin e ngrohjes, të bërë nga e para. Tani, sigurisht pres që të dalin me rezultate të mira”.

 

Veliaj u ndal edhe te propozimi i kryeministrit Rama për arsimim falas ne universitet për te gjithë nxënësit ekselente.

 

“Me propozimin që ka bërë kryeministri për t’ju paguar falas dhe universitetin atyre me 9 dhe 10, është shumë e rëndësishme ta mbyllim njëherë “Çajupin” me 9 dhe 10, që pastaj të na shkojë mbarë edhe pjesa tjetër e shkollës”, u shpreh kryebashkiaku. Veliaj tha se pas “Çajupit” përfundon edhe rikonstruksioni i shkollës “Ismail Qemali”.

 

Godina e shkollës se mesme Andon Zako Çajupi u rikonstruktua plotësisht fale një investimi te bashkisë së Tiranës duke përfshirë ndërtimin e një shtese me 3 kate, e cila do të shërbejë për laboratorë, klasa, një dhomë kaldaje dhe një palestër.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *