E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 14 sekonda më parë
Video · Vendi

Rikonstruktohet biblioteka në Tiranë

 

Pesë muaj më parë ishte një ngrehinë e rrënuar, e rrethuar me ferra. Falë investimit të Bashkisë, Biblioteka nr. 4 në kryeqytet, e cila do të mbajë emrin e gjuhëtarit dhe përkthyesit të njohur shqiptar, Petro Zheji, është shndërruar ne një hapësire leximi moderne për komunitetin.

 

 “Mbaj mend ditën e parë kur erdhëm këtu, ishte mbuluar me ferra, shkurre, tokë e xanun këtu, tokë e xanun atje, një gur, karrige, arka, bidona! Ky është proces. Është si të qërosh orizin, kokërr më kokërr. Pra, nuk është diçka që bëhet duke ndenjur në kafe dhe duke dhënë mend, por vjen duke çliruar territorin hap pas hapi. Sot besoj që kemi çliruar një territor të rëndësishëm, një hapësirë që kishte degraduar, që vetëm emrin kishte bibliotekë.”

Reklamë

 

Kryebashkiaku theksoi se investimi tek bibliotekat është investim për dijen dhe për të ardhmen.

 

 “Sot është një ditë e mirë për Tiranën, është një ditë e bukur sepse besoj që civilizimi që ne i përkasim, ai i librave, i dijes, i shkrimtarëve, i njerëzve të mençur, ka përparuar ndaj asaj racës tjetër, të bingove, lotove, basteve, të logjeve. Për gjitha këto arsye duhet të këmbëngulim që civilizimi që përfaqësojmë, i librave, i dijes, i të qenit konstruktiv, pozitiv, i të qenit me energji të mirë, duhet ta fitojë luftën me industrinë e basteve, lotove.”

 

Erjon Veliaj u shpreh se sfida e shoqërisë së sotme, përfshi edhe institucionet shtetërore, është të heqë fëmijët nga pajisjet teknologjike dhe t’i kthejë ata te libri.

Më shumë video

Reklamë