Subscribe

Te apasionureve pas librave u shtohet nje hapesire e re leximi ne tiranë. Biblioteka “Misto Treska” ne njësinë numër 10,  vjen me një pamje te re dhe me një fond të shtuar me 500 tituj librash.

 

“Po krijojmë hapësira që gjenerojnë energji pozitive. Në administratën e shkuar për shumë nga këto hapësira thoshin: Hë mo, bibliotekë është, kush e përdor? Pse nuk e privatizojmë, të marrim ca lekë dhe i shfrytëzojmë për bashkinë? Por, ne kemi arritur t’i mbrojmë thuajse me thonj këto hapësira publike nga privatizimi. Patjetër që duam të përdorim energji private, por pa humbur shansin ta negociojmë fort hapësirën publike në shkëmbim të çfarë mund të marrim nga privati. Ndaj, është sukses që e kemi ruajtur këtë si hapësirë apo disa hapësira të tjera të harruara më parë”, tha Veliaj.

 

 

Veliaj tha se bibliotekat nuk do te jene vetëm qendra leximi por dhe hapësira për aktivitete te ndryshme kulturore.

 

“Bashkia e Tiranës sapo ka marrë përsipër ngritjen e muzeut të Ismail Kadaresë, do të bëjmë njësoj edhe me shtëpinë e Dritëro Agollit apo me vendtakimet e shkrimtarëve të tjerë, për të emetuar vlerat tona për të ardhmen. Kjo është arsyeja pse po pastrojmë të gjitha emërtimet në Tiranë, rreth 400 prej tyre do të la.

 

Kjo është biblioteka e trete e rikonstruktuar pas asaj ne kombinat dhe bibliotekës “Musine Kokalari”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *