E premte, 9 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rikonstruktimi i Xhamisë së Plumbit/ Rama: Jo vetëm tempull i besimtarëve, por edhe destinacion atraktiv i Shkodrës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me publikun disa pamje nga punimet për rikonstruktimin e Xhamisë së Plumbit.

 

Reklamë

Përmes një postimi në rrjetet sociale Rama shkruan se me rikonstruktimin e saj, Xhamia e Plumbit do të kthehet tempulli jo vetëm i besimtarëve, por edhe Shkodrës, si një tjetër destinacion atraktiv turistik.

 

Reklamë

MIRËMËNGJES

 

dhe nga kantieri i punës në Xhaminë e Plumbit, për kthimin e këtij tempulli jo vetëm besimtarëve, por edhe Shkodrës, si një tjetër destinacion atraktiv turistik, ju uroj një javë të mbarë

 

Me vendndodhje në Shkodër, kjo xhami përfshihet mes 50 objekteve më të bukura myslimane në botë.

 

Ajo renditet në vendin e 37 para xhamisë Vahsiz Khan në Lahore të Pakistanit dhe pas xhamisë Jami Ul Alfar në Sri Lanka. Në vendin e 31 renditet Xhamia Blu në Stamboll të Turqisë, ndërsa dhjetë vende pas xhamisë shqiptare është Xhamia e Madhe në Paris

Vazhdo të lexosh

Reklamë