Subscribe

Ambiente të degraduara, korridor i përshtatur si farmaci, dhoma të tejmbushura nga familjarë në mungesë të ambienteve të posaçme për ta, kjo ishte pamja e Spitalit te Traumes para nisjes së investimit 8 miliardë lekë. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, panë nga afer rikonstruksionin ne themel te te gjithë reparteve.

 

Një nga simbolet e rrënimit të shëndetësisë, spitali që u bë sallatë 20 e ca vjet dhe ky transformim hap një kapitull komplet të ri, faktikisht rilind spitalin e traumës, duke krijuar kushte komplet të tjera dhe duke dhënë një shembull shumë kuptimplotë të rezultateve të reformës, edhe përsa i përket financimit. Do ketë edhe një vlerë të madhe për të motivuar ekipin mjekësor, infermierët, ranimatorët, fizioterapistët që deri dje ishin komplet në mëshirë të fatit. Kjo periudhë ka qenë pak a shumë stabilizim i një situate të vështirë , sepse me atë infrastrukturë të shkatërruar nga të gjitha anët, por tani që vihet e gjithë infrastruktura dhe logjistika e re, me të gjithë aparaturat e reja, është komplet botë tjetër.”

 

Pjesë e projektit është edhe krijimi i recepsionit dhe ambienteve pritëse për familjarët. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, tha se janë gati pajisjet biomedikale dhe të mobilimit.

 

“Këtu po bëhemi gati ta ndryshojmë komplet shërbimin e fizioterapisë në spitalin e traumës. Në mjediset e farmacisë se vjetër do të bëjmë mjediset e recepsionit dhe sallën e ndenjës së familjarëve, që deri tani rrinë në dhomat e të sëmurëve. Këto kanë qenë mjediset ekzistuese, por praktikisht dyshemeja, ventilimi, aspirimi, të gjithë janë të reja. Ka një sistem të ri te veçantë që është tavanor, në mënyrë që të përdorim teknologjinë të re për të administruar çdo të sëmurë që është në reanimacion. Të gjitha pajisjet janë të reja dhe jemi dhe në fazën e fillimit të instalimit të pajisjeve biomedikale. Këtu janë duke u investuar në këto moment më shumë se 8 miliardë lekë dhe në ditët e para të majit gjithçka do të jetë funksionale.”

 

Repartet qe jane prekur nga ky investim janë shërbimi i urgjencës, imazherisë, bllokut operator, reanimacionit dhe fizioterapisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.