E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 00:50 Në vijim ora 00:50: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Rikonstruksioni i kopshteve në Tiranë

Bashkia e Tiranës vazhdon te zbatoje me prioritet projektin e saj per rikonstruksionin e te gjitha kopshteve dhe çerdheve ne kryeqytet. Kryebashkiaku Veliaj ishte se fundmi ne kopshtin “Bambi” ne njësinë 10, i cili fale rikonstruksionit ka dyfishuar kapacitet e tij. Kryetari i Bashkisë se Tiranës theksoi gjithashtu se kopshtet e çerdhet do te qëndrojnë te hapura përgjatë gjithë verës. Veliaj kërkoi gjithashtu mirëkuptimin e prindërve që kanë shtuar kërkesat për më shumë kopshte e çerdhe, ndërsa shprehu besimin se në vitet në vijim hapësirat do të shtohen, për të akomoduar më shumë fëmijë. Ai sqaroi gjithashtu se çdo leje e re ndërtimi ne Tirane, do të kushtëzohet me ndërtimin e një institucioni social apo arsimor.

 

Më shumë video

Reklamë