Subscribe

Fëmijët e kopshtit 20 në Tiranë, brenda pak javësh do të kenë ambiente më të mira dhe komode. Bashkia ka nisur rikonstruksionin e plote te ndërtesës.

“Ky është viti i parë që Bashkia e Tiranës ka marrë në administrim, jo vetëm asetet, por edhe burimet njerëzore në kopshte. Duam që siç stafi ynë shërben me të njëjtën cilësi dhe pasion, po ashtu edhe ndërtesat të dhurojnë të njëjtat kushte cilësore për fëmijët, sepse qytetarët e Tiranës na kanë besuar gjënë e tyre më të shtrenjtë”. “Jemi duke punuar që 6 kopshtet e kësaj njësie të jenë në gjendje perfekte për vitin e ri shkollor, në shtator. Teksa ne nxitojmë për të mbaruar punimet dhe sigurohemi që historitë me lagështirë dhe me kopshte që presin që nga viti ’83 të rikontruktohen, të mos kemi më në qytetin e Tiranës. Është pjesë e filozofisë tonë, ne jemi fokusuar tek fëmijët”.

Veliaj foli edhe per argëtimin e fëmijëve, duke lajmëruar ngritjen së shpejti të këndeve te lojërave në disa lagje te kryeqytetit.

“Ne nuk duhet të zgjedhim mes një këndi të madh lojërash apo këndeve të vogla nëpër lagje. Ne do të bëjmë, edhe këndin e madh, edhe këndet e vogla nëpër lagje, sepse besojmë që nuk duhet të kursejmë asnjë mundësi që kemi që fëmijët e Tiranës të kenë një fëmijëri që ja vlen të mbahet mend”, theksoi kryetari i Bashkisë.

Kopshti 20 është ndërtuar në vitin 1983 dhe rikonstruksioni i fundit është kryer para 18 vitesh.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *