Subscribe

Hapësirat historike të Tiranës tashmë janë rijetëzuar për t’iu përshtatur kohës.

 

Sipas kryebashkiakut Erion Veliaj, sheshi Skënderbej është shndërruar tashmë në një pikë referimi.

 

ERION VELIAJ

 


Sot simboli i Tiranës bashkëkohore është padyshim sheshi “Skënderbej” – një skenë në të cilën historia ka luajtur shfaqjet e veta. SHESHI është kthyer në ikonën e qytetit, është vlerësuar me çmimin Europian për Hapësirën më të Mirë Publike në Europë, për vitin 2018.

 

Veliaj thotë se po aq e rëndësishme për qytetin është edhe Piramida e Tiranës e cila po kthehet në një qendër inovative.

 

Piramida është një nga ndërtesat më të kobshme që ka pasur ndonjëherë ky vend, një hapësirë që u krijua si mazoleum për diktatorin, pastaj përmblodhi gjithë historinë e tranzicionit tonë, nga disko, në seli të NATO-s, në tragjikomedinë e Teatrit të Saliut në vakt, ku vetëm teatër nuk u prodhua kurrë, përveç teatrit të politikës. Kurse sot po kthehet në Qendrën më të madhe të Teknologjisë dhe Inovacionit në rajonin tonë, për të gjithë fëmijët edhe të rinjtë e Tiranës.

 

Kryebashkiaku përmendi edhe stadiumin Arena Kombëtare, Sheshin Italia, Parkun e Madh të Liqenit të Tiranës dhe Amfiteatrin, që po ashtu nga disa hapësira të degraduara tani jane plotesisht  funksionale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *