Subscribe

Kryeministri Edi Rama e cilësoi projektin e rijetëzimit të Piramidës së Tiranës si një ndër më të vështirët për t’i dhënë formë.

Teksa brenda vitit 2023 premtohet që Piramida e Tiranës do të shndërrohet në qendrën më të madhe teknologjike në rajon, Rama tha se ky projekt do të jetë në shërbim të të rinjve, ben te ditur Vizion Plus.

 

“Është një nga ato projekte që ka marrë më shumë kohë për të marrë formën e tyre. Ky është projekti që në këndvështrimin tim ka qenë më i vështiri për të marrë formën  e dëshiruar dhe për të jetësuar harmonizimin e shumë të vështirë mes të shkuarës dhe të ardhmen përmes një ndërhyrje në të tashme. Kjo ka qenë një ndërtesë që dihet se çfarë qëllimi kishte por nga pikëpamja arkitektonike ishte ndryshe nga të tjera. Ishte një shkuarje përtej arkitektëve të kohës përtej kornizës së kohës që mbante përtej lavdinë e komunizmit.  Me kalimin e viteve Piramida u kthe në simbolin e “tokës së xanun” mes shteti dhe aktorëve të ndryshëm të sipërmarrjes, ku veprimtaritë nuk kishin lidhje fare me njëra tjetrën dhe hapësira qendrore mbeti gjithmonë një vend  shkretë. Godina është shumë karakteristike dhe e veçantë dhe hapësirat e saj nuk janë lehtësisht të përdorshëm për çfarëdoqoftë. Sot projekti i plotëson të gjitha ata kushte për t’i qëndruar kohës, për t’i shërbyer njerëzve dhe për t’i kujtuar të gjithë që të mos harrojnë se nga vijnë. Ajo që ne jemi duke përgatitur për të qenë në një fazë të re të revolucionit dixhital është shtrirja në çdo qytet e rrjetit të një programi për më të rinjtë që duan ti vënë në punë aftësitë e tyre në botën dixhitale për të fituar në muaj shumë më tepër se çdo të fitonin në çdo punë tjetër jo vetëm në Shqipëri por edhe në Gjermani.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *