Dhjetë guvernatorë të ShBA-së në brigjet Lindore dhe Perëndimore u bashkuan të hënën në dy pakte rajonale për të koordinuar rihapjen graduale të ekonomisë. Por, ata nuk dhanë asnjë afat kohor se kur do t’i vijë fundi i izolimit nga COVID-19.

Të martën, India zgjati masat e izolimit nga koronavirusi deri më 3 maj, duke iu bërë thirrje qytetarëve që të bëjnë përpjekjet e tyre për të parandaluar përhapjen e virusit në vend.

Kryeministri Narendra Modi shpresoi se disa kufizime mund të lehtësohen javën e ardhshme në zonat më pak të prekura, duke lejuar hapjen e bizneseve më të nevojshme.

Këtë javë, këshilltarët shkencorë të qeverisë britanike do të rishikojnë efektivitetin e masave për distancimin social. Por, sekretari i Jashtëm, Dominic Raab tha të hënën që nuk ka gjasa që të ketë ndonjë lehtësim të kufizimeve.

Ndërsa vaksina efektive për të luftuar koronavirusin është më shumë se një vit larg, studiuesit po nxitojnë të testojnë ilaçe premtuese eksperimentale.

Edhe terapitë ose kombinimet mesatarisht efektive mund të zvogëlojnë kërkesën për kujdes intensiv, duke ndryshuar natyrën e rrezikut që patogjeni i ri përfaqëson tek popullatat dhe tek sistemet e kujdesit shëndetësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *