E enjte, 5 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:54 Në vijim ora 03:54: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 7 orë më parë
Sport

Rihapet lufta për titull në Itali

Rihapet lufta per titullin kampin ne Itali, 4 jave nga fundi. Napoli mundi Juventus ne fushën e këtyre te fundit ne ndeshjen e vlefshme për javën e 34 te serisë A, duke ngushtuar diferencën me vetëm nje pike. 1-0 ne Juventus Stadium me nje gol me koke te Kulibalit ne minutën e 90-te qe shfrytëzoi mjaft mire nje goditje nga këndi te Kajehon. Tashme Napoli ndodhet ne kuotën e 84 pikëve, nje me pak se Juventus, por shpresat per te fituar titullin kampion janë mjaft te mëdha, duke pare edhe kalendarin e favorshëm qe ka deri ne përfundim te sezonit.

 

Barazim pa gola ne Vanda Metropolitano mes Atletikos se Amdridit dhe Betis Sevilja ne javën e 34 te kampionatit spanjoll. Andaluzet mjaft te rrezikshëm ne fundin e pjese se pare me Havi Garcia, ndërsa preken shtyllën me Tello me fillimin e te dytës. Për madrilenet vlen per t’u përmendur traversa e Saul. Një barazim qe ve ne vështirësi skuadrën e Diego Simeones per vendin e dyte, duke pare se Real është 4 pike me pak, por edhe me nje ndeshje me shume per te zhvilluar.

 

Reklamë

Edhe pse titulli kampion është fituar dite me pare, Paris Sg nuk beri lëshime edhe ne javën e 34 te kampionatit francez. Ne fushën e vështire te bordo, pas nje pjese te pare me rrjeta te paprekura, por me protagoniste te zotet e shtëpisë, parisienëve ju mjaftoi nje gol i Lo celsos ne minutën e 76 per te fituar me rezultatin minimal 1-0. Kur kane mbetur edhe 4 jave nga fundi Paris Sg kryeson ne kuotën e 90 pikëve, 20 me shume se ndjekësit me te afërt te Monako.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë