E hënë, 9 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 4 minuta më parë
Sport

Rihapet kampionati portugez

Java e 26 e kampionatit portugez ka dhuruar një surprize te madhe qe ka rihapur plotësisht garën për titullin kampion. Porto është mundur ne transferte 1 me 0 nga Pacos De ferriera dhe tani ka vetëm 2 pikë avantazh ndaj Benfices se vendit të dyte.

 

Një humbje e papritur për dragonjtë ndaj një kundërshtari që po lufton për të mos rënë nga kategoria. Në sfidën e transmetuar në Tring, të zotët e shtëpisë treguan që në fillim së për Porton nuk do të ishte aspak e lehte. Fillimisht pas një gjuajtje nga jashtë zonë, Kasijas ia doli të largoje topin, por në minutën e 34 pas një topi nga e majta ishte Migel Vieira që e dërgoi topin në rrjete, duke kaluar Pacos De Ferreira në avantazh. 2 minuta më vonë Porto ishte shumë pranë golit të barazimit por goditja e Abubakar, gjeti reagimin fantastik të portierit Felgueiras.

 

Deri në mesin e pjesës së dytë, munguan rastet e pastra për shënim, por rastin më të mirë për barazuar Porto e pati me 11-metersh të fituar nga Felipe ne minutën e 68. Nga pika e bardhe Brahimi, nuk mundi të mposhte portierin vendas. Ndërkohe që duhen edhe 7 javë që të mbyllet kampionati, gara në Premier Liga për titullin kampion është më e fortë se kurrë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë